Pas shkarkimit të Gent Gazhelit si ambasador i Shqipërisë në Turqi, Kuvendi njofton se kanë nisur procedura për emërimin e ambasadorit të ri. Gazheli u kritikua për qëndrimin që mbajti ndaj historisë së djaloshit 11 vjeçar, Alvin, në kohën kur ndodhej në kampin Al Hol në Siri. Kuvendi ka njoftuar për një seancë dëgjimorë gjatë ditës së nesërme në orën 10:00, me të propozuarin, diplomatin Kastriot Robo si kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Turqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.