Treg

KASH: Ndihmoni bujqësinë, nuk përfitoi nga dy paketat e qeverisë

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar thotë se qeveria nuk ka menduar për bujqësinë në këtë kohë pandemie. Nisur nga situata e vështirë që po kalon sektori, KASH ka hartuar një sërë kërkesash dhe propozimesh konkrete drejtuar qeverisë për një paketë të mundshme financiare për sektorin..

Në letërpropozimin drejtuar qeverisë, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar propozon që të unifikohet me 20 % ose me 6 % rimbursimi i TVSH-së, kur blihen prodhimet nga fermerët, me atë të pagesës që bëhet në buxhet nga qendrat e grumbullimit dhe nga Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor,  kur prodhimet tyre shiten në treg pas ambalazhimit dhe standardizimit prej këtyre të fundit. Pra të ketë një masë të njëjtë TVSH-je në hyrje dhe dalje.

Gjithashtu propozohet përdorimi në të gjitha hallkat kryesore të prodhimit të zinxhirit ushqimor i karburantit dhe lëndës djegëse me çmim të reduktuar, duke përdorur si burim kryesor dhe destinuar me ligj sasinë prej 10 % të karburantit bruto të prodhuar në vend, që përfitohet falas nga shteti prej shoqërive koncesionare të prodhimit të naftës bruto.

Për KASH duhet të krijohen platforma elektronike digjitale, për të mundësuar në kohë reale: komunikimin, shkëmbimin e informacionit si brenda dhe midis subjekteve të hallkave kryesore të zinxhirit ushqimor, ku me ndihmën e tyre t’i mundësohet subjektit prodhues që të përfitojë drejtpërdrejt karburant me çmim të reduktuar, si dhe t’i rimbursohet TVSH pa ndërmjetësues, drejtpërdrejt nga institucioni i tatimeve, secilit subjekt prodhimi që furnizon hallkat e zinxhirit ushqimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë