Lajme

Karriget që nuk të lejojnë të shtrish këmbët në publik

Një dizenjuese në Mbretërinë e Bashkuar ka krijuar një karrige në formën e një trekëndëshi që inkurajon njerëzit që të ulen me këmbët të mbyllura, duke gjetur një zgjidhje potenciale për shtrirjen e këmbëve të burrave, praktikë e njerëzve që ulen ndërsa mbajnë këmbët e shtrira teksa janë në transportet publike, duke i bërë ata të duken të pakëndshëm, sidomos në sytë e grave.

Dizenjuesja Laila Laurel e projektoi karrigen si pjesë të temës së saj të diplomës të titulluar "Një zgjidhje për shpagim".

"Unë i kam projektuar dhe krijuar këto karrige për të identifikuar dhe sfiduar problemet që kanë të bëjnë me aktin e uljes që potencialishtlidhet më shumë me burrat", tha ajo.
Brenda temës së saj, dizenjuesja e re gjithashtu krijoi një karrige të dytë për gratë, e cila përdor një copë druri të vogël në qendër të sediljes për të inkurajuar femrat që të mbajnë këmbët e mbyllura teksa pushojnë. Duke u lejuar atyre të marrin më shumë hapësirë dhe duke sfiduar sjelljet e disa njerëzve në publik.
Laurel tha se projekti i saj nuk ka për qëllim të merret shumë seriozisht, por gjithsesi u shpreh se karriget japin një zgjidhje të mirë për njerëzit që udhëtojnë në transportin publik dhe krijojnë shqetësime te të tjerët, duke zënë shumë hapësirë me këmbët e tyre.

Dizajni i Laurel mori çmimin Belmond për talentet në zhvillim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë