Futboll

Karlo Ançeloti humbet edhe Alabën, Real Madrid hyn në merkato për mbrojtës

Gazeta Si – Real Madrid kryeson kampionatin, por këtë sezon është goditur shumë nga dëmtimet. Janë lojtarë të rëndësishëm që kanë mbushur infermierinë e madrilenëve, duke nisur me De Gean, për të vazhduar me Militao, Arda Gyler e Vinicius.

I fundit që është shtuar në listën e dëmtimeve është David Alaba, duke shqetësuar jo pak trajnerin Karlo Ançeloti. Sepse nevoja në mbrojtje bëhet më e madhe, kështu që klubi është futur direkt në merkato për të gjetur një mbrojtës qendre.

Mes emrave që po përmenden është edhe ai i Xhorxho Skalvinit të Atalantës dhe Italisë. Sipas ‘As', lojtari që luan bashkë me Berat Gjimshitin tek Atalanta, është kandidat serioz për të kaluar te Reali. Rivalë të tij janë Gonçalo Inacio, një nga zbulimet e Sporting Lisbonës dhe Portugalisë, si dhe Antonio Silva, portugezi tjetër që luan për Benfikën.

Identikiti i lojtari që po kërkojnë në ‘Santiago Bernabeu’ është i qartë: një mbrojtës i fortë, i ri dhe me një çmim të pranueshëm. Për Skalvinin, sipas të përditshmes spanjolle, mund të mjaftonin 50 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë