Lajme

Kardhiq-Delvinë, çelet tenderi 2,3 mld lekë. Kontrata në kurriz të qytetarëve

2.3 miliardë lekë është shuma për të cilën do të konkurojnë kompanitë me qëllim ndërtimin e e tunelit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përgjegjës për këto ndërtime, ka çelur publikisht tenderin.
Koha në dispozicion për dorëzimin e ofertave është caktuar 27 maj 2018.
Fondi në dispozicion për vitin 2019 është 560 milion lekë. Kohëzgjatja e kontratës është vendosur 2 vite.

Tuneli parashikohet të ketë një gjatësi 1.2 kilometra me lartësi 5 metra mbi korsi dhe jo më pak se 4.8 metra mbi bankina.

Sipas dokumentacionit të tenderit të shpallur, kontrata më e përshtatshme për ndërtimin e tunelit është “Lump sum, Price escalation”.

“Lump Sum” do të thotë një kontratë me çmim të fiksuar mes autoritetit kontraktor dhe kompanisë para nisjes së punimeve.

Në rastin e realizimit të projektit, nëse vepra rezulton me shpenzimeve përtej shumës së parashikuar, autoriteti kontraktor përballon shpenzimet shtesë ashtu si dhe në rast të kundërt, që në rast se punimet kushtojnë më pak se sa është fiksuar para nisjes së punimeve, atëhere autoriteti kontraktor (shteti shqiptar) përfiton ulje të shpenzimeve, pra një rishikim të çmimit të paracaktuar.

Aksi rrugor Kardhiq Delvinë ka një gjatësi prej 33 kilometra dhe përshkon Gjirokastrën, Delvinën dhe Sarandën.

Kardhiq-Delvinë është e ndarë në 8 lote. Tre lote tashmë kanë përfunduar. Kurse tre prej tyre janë në ndërtim.

Referuar dokumentacionit të tenderit, vendi ku kalon rruga/tuneli i ri në qafën e Skarficës ndodhet ndërmjet lotit 4 dhe lotit 6 të rrugës Kardhiq-Delvinë. Ky është segmenti me kushte më të vështira si nga ana ndërtimore dhe nga kushtet gjeologjike. Aty është një qafë ku kryqëzohen disa linja tektonike të cilat kanë krijuar një reliev shumë të deformuar.
Qafa e Skarficës është e rrethuar me male të larta të cilat janë pothuajse të zhveshura nga bimësia. Aty ka një zhvillim intesiv të fenomeneve negative fiziko gjeologjike. Në këtë Qafë kalon një linjë e madhe tektonike e paraqitur në të gjitha hartat gjeologjike e cila shoqërohet me hypje, mbihypje dhe lëvizje të tjera horizontale dhe vertikale, duke u zhvendosur masa të ndryshme shkëmbinjsh në raport shumë të çrregullt.

Për hartimin e preventivit janë marrrë si referim punimet e ngjashme
(Tuneli i Qafë Buallit e Tuneli Elbasanit) që janë realizuar në Shqipëri si dhe janë krahasuar me eksperiencën më të mirë në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë