Trend

Karboksiterapia, metoda e re për shkrirjen e qelizave dhjamore

Nga Albana Lufi - Karboksiterapia është një trajtim kozmetik jo kirurgjikal, nëpërmjet injektimit të dyoksidit të karbonit CO2, poshtë lëkurës. Karboksiterapia shkakton shkrirjen e qelizave dhjamore, shtimin e qarkullimit të gjakut, përmirëson elasticitetin e lëkurës duke dhënë efekt mjaft të mirë për trajtimin e rrathëve të zinj rreth syve, strijave, shenjave të akeve , trajtimit të rrudhave dhe trajtimin e dhjamit të lokalizuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Dyoksidi i karbonit është i pranishëm në trupin tonë në çdo kohë dhe është thelbësore për proceset jetësore të njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Me çdo frymëmarrje, ne thithim oksigjen dhe nxjerrim dyoksid karboni. Bimët thithin dyoksidin e karbonit që ne nxjerrim dhe lëshojmë oksigjenin në atmosferë.

Albana Lufi

Pra, si funksionon karboksiterapia?
Rrathët e errëta të syrit dhe celuliti besohet se shkaktohen, për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut në këto pjesë. Duke injektuar një sasi të vogël të gazit të dyoksidit të karbonit në këto zona, shkaktojmë shtimin e vaskularizimit te gjakut (me shume gjak dhe me shumë oksigjen shkon në pjesët ku kemi injektuar dyoksid karboni CO2) .Përveç rritjes së qarkullimit të gjakut të oksigjenuar në pjesën e injektuar, karboksiterapi gjithashtu rrit formimin e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë një pamje më rinore.

Si funksionon karboksiterapi për uljen e celulitit dhe yndyrave?
Kur injektohet CO2 në zonat e celulitit ose në vendet ku kemi depozitim të tepër të dhjamit , dioksidi i karbonit është toksik për qelizat e yndyrës, kështu këto qeliza shkrihen dhe eliminohen nga trupi.

A ka rreziqe që lidhen me karboksiterapinë?
Nuk ka rreziqe të njohura të lidhura me këtë terapi. Injeksioni i dyoksidit të karbonit janë përdorur me siguri për vite për të lehtësuar operacionet endoskopike të barkut. Dyoksidi i karbonit gjithashtu po injektohet direkt në gjak nga kardiologët invazivë për disa procedura diagnostike dhe terapeutike.
*Albana Lufi Mjeke Dematologe në klinikën DERMOVITA


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë