Analize

Karantinë – Europa shtrëngon masat nga frika e variantit të ri

Pavarësisht nisjes së vaksinimit, një sërë vendet Europën njoftuan të mërkurën bllokime më të rrepta dhe afatgjata mes frikës së varianti i ri i koronavirusit, i konsideruar më ngjitës dhe i identifikuar fillimisht në Britani, po përhapet në të gjithë kontinentin. “Italia do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të prillit”, tha ministri i Shëndetësisë Roberto Sperantsas duke theksuar se rastet e reja nuk po bien.

Gjermania ka gjasa të zgjasë kufizimet deri në shkurt, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spann, duke theksuar nevojën për reduktimin e mëtejshëm të kontakteve pasi varianti ri është më ngjitës. Kabineti gjerman ka miratuar kontrolle më të rrepta, duke u bërë thirrje qytetarëve që vijnë nga rajonet me shumë raste ose ku virusi më ngjitës po qarkullon t'i nënshtrohen një tamponi.

LEXO EDHE:
Gjermania mund të qëndrojë në karantinë totale edhe për dy muaj të tjerë
Rritja e rasteve: Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të prillit
Mjekët italianë do të lejohen të zgjedhin se cilët pacientë me Covid-19 do të shpëtojnë
Mbingarkesa e spitaleve, Britania vë në dispozicion hotelet për pacientët

Kancelarja Angela Merkel tha në një takim me ligjvënësit të martën se tetë deri në 10 javët e ardhshme do të ishin shumë të vështira nëse varianti i ri virusit, i cili konsiderohet më ngjitës, përhapet në Gjermani. Ajo thotë se se do të duhen edhe dy deri tre muaj para se fushata e vaksinimit të fillonte të jepte efekt në frenimin e pandemisë.

Qeveria holandeze njoftoi po ashtu se do të zgjasë masat e bllokimit, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe dyqaneve, për të paktën tre javë deri në 9 Shkurt.

"Ky vendim është i domosdoshëm," tha Kryeministri Mark Rutte në një konferencë shtypi, duke shtuar se kërcënimi i paraqitur nga varianti i ri i virusit ishte "shumë, shumë shqetësues". Ai tha se qeveria po konsideronte vendosjen e një ore policore por kishte rezerva dhe kërkoi këshillën e ekspertëve të pavarur përpara se të vendoste për kufizime të tilla të ashpra.

Në Francë , Presidenti Emanuel Macron u takua me ministra të rangut të lartë për të diskutuar vendosjen e masave të reja të mundshme. Franca po mendon të ndalojë qarkullimin nga 18:00 deri në orën 6:00,.

“Nuk ka nevojë të mbyllen shkollat, por kufizimet e reja janë të nevojshme për shkak të llojit të ri të Covid-19 që u identifikua fillimisht në Britani”, tha këshilltari i qeverisë franceze, duke shtuar se pavarësisht vaksinimit, pandemia në Europë pritet të përkeqesohet.

Në Zvicër, zyrtarët anuluan sot mbajtjen e Botërorit të Skive nga frika se varianti i ri i virusit, i cili hyri në vend nga një turist britanik, sipas zyrtarëve të shëndetësisë - tani po përhapet me shpejtësi midis qytetarëve. Të paktën 60 njerëz kanë dalë pozitivë në një vendpushimin malor në katër javët e fundit.

Qeveria zvicerane do të zgjasë kufizimet pesë javë deri në fund të shkurtit, duke përfshirë mbylljen e të gjitha restoranteve dhe qendrave sportive .

Në Danimarkë , Kryeministri Mete Frederiksen tha sot se vendi do të zgjasë masat e bllokimit të paktën një jave, po ashtu për shkak të variantit të ri.

"Unë mendoj se zgjatja e kufizimeve është padyshim e nevojshme. Vetëm masat e ashpra mund të sigurojnë që varianti britanik të mos përhapet," tha ajo. Masat aktuale janë të vlefshme deri më 17 janar.”

Parlamenti danez po ashtu do të mbyllet pjesërisht për një muaj për shkak të numrit në rritje të rasteve të koronavirusit.

Pak më optimist ishte lajmi nga Polonia, ku numri i rasteve Covid-19 ka pësuar rënie për herë të parë që nga nëntori. "Shpresoj që brenda dy ose tre javësh kufizimet të fillojnë të lehtësohen dhe vaksina do të funksionojë," tha ministri polak i Financave Tadeusz Koczynski. "Disa kufizime do të qëndrojnë në fuqi për disa kohë, por unë mendoj se 80% e tyre do të fillojnë të hiqen në tremujorin e parë dhe të dytë," tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë