Rend dhe Ligj

Shqipëria anëtarësohet në rrjetin skuadrave për kapjen e shumë të kërkuarve

Shqipëria është anëtarësuar në Rrjetin Europian të Skuadrave për Gjetjen e Personave në Kërkim.

ENFAST është një rrjet i gjerë strukturash europiane, i cili do të jetë në mbështetje të përpjekjeve për kapjen e personave që i shmangen drejtësisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ku përmes një postimi në rrjetin social 'Twitter', shkruan se ENFAST është një tjetër hap me rëndësi drejt përfshirjes së Policisë së Shtetit në marrëdhënie të reja me strukturat europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë