Futboll

Kapiteni i Armenisë lë futbollin për të luftuar kundër Azerbajxhanit

Varazdat Haroyan, kapiteni i kombëtares së Armenisë, nuk mund të bashkohet me klubin e tij në Greqi, Larisa, pasi vendi i tij është në prag të luftës me Azerbajxhanin. Udhëtimi i mbrojtësit për në Greqi është shtyrë. Lojtari është mobilizuar ushtarakisht për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit. 28-vjeçari, që ka luajtur 51 ndeshje me kombëtaren e tij, “është mobilizuar si të gjithë shtetasit armenë nën 40 vjeç dhe tashmë ndodhet në zonën e luftës”, – sipas një mesazhi dërguar pronarit të Larissa, Alexis Kouyias, nga agjenti i lojtarit.

Turqia dhe Rusia mund të hyjnë në konflikt

Këshilli i Sigurimit i OKB kërkon të shmangë një luftë të hapur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Nago-Karabak shërben si një korridor për tubacionet botërore të naftës dhe gazit. Sikur të mos mjaftonte kjo, luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kërcënojnë të përfshijnë lojtarët rajonalë si Rusia, e cila është në një aleancë ushtarake me Jerevanin dhe Turqinë, e cila mbështet Bakun. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e dhunës dhe ka raporte për dhjetëra të vdekur. Në dy ditë luftime, si forcat armene, ashtu edhe ato azere kanë përdorur helikopterë, dronë, tanke dhe artileri të rëndë.

Për t’u transferuar në Greqi, Haroyan kishte prishur në shtator, miqësisht, kontratën e tij me klubin rus, Ural Yekaterinburg, në të cilin kishte luajtur 55 ndeshje në tri sezone, duke shënuar edhe tre gola. Haroyan ka luajtur gjithashtu në Iran, për Padideh (2016-2017), si dhe në Armeni për Pyunik (2009-2016) dhe Patani (2008).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë