Lajme

Kapet “skifteri” nga Laçi, i grabit varësen nga qafa një gruaje

Një “skifter” 31-vjeçar nga Laçi, është kapur në flagrancë nga patrulla e Policisë Rrugore, sapo i ka marrë nga qafa varësen një gruaje.

Sipas policisë, 31-vjeçari me inicialet A.Ç, grabiti te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase e cila ishte duke pritur linjën e transportit publik. Ai i është afruar dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit duke e arrestuar në kohë rekord.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë