Lajme

Kapet skafi me një ton drogë në Itali, në pranga dhe dy shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar rreth 1 ton marijuanë dhe ka vënë në pranga tre skafistët. Droga është kapur në brigjet e Leçes në Itali.

2 prej të arrestuarve janë shqiptarë nga Vlora dhe mediat italiane bëjnë me dije se operacioni antidrogë është zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Personat që u kapën në flagrancë janë M.A. 34 vjeç dhe A.E. 30 vjeç, të dy nga Vlora dhe dhe një shtetas italian.

Anija u kap nga mjetet ajrore në brigjet e Santa Maria di Leuca. Trafikantët po udhëtonin në mes të ditës të maskuar si turistë. Ndërkohë që skafi u pikas në një zonë luksoze turistike.

Droga e sekuestruar do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë