Rend dhe Ligj

Kapet pas 4 vjetësh një nga grabitësit e shtëpisë së Elton Çiçës

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në zonën e Yrshekut, pasi dyshohet se është një prej autorëve që në vitin 2015 grabitën me armë shtëpinë e prindërve të të ndjerit Elton Çiça, i cili u ezkekutua në një lokal në kryeqytet.

Për grabitjen e ndodhur katër vite më parë të ndodhur në shtëpinë e prindërve të tij në Tepelenë, që u pasua nga një seri krimesh të rënda midis dy bandave rivale, rezulton të jetë arrestuar së fundmi shtetasi Erigers Mihasi.

Ndalimi i 30-vjeçarit u bë pasi ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Por kush është Elton Çiça dhe cila është historia e krimeve që pasuan grabitjen? Aktualisht për Çiçën, i njohur si “i forti i Tepelenës” është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Jani Alia, I cili është shpallur në kërkim.

Mbi Alian rëndonte akuza për “vrasje me paramendim” të Çiçës, të kryer në bashkëpunim por dhe “mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Bazuar në këto akuza, Gjykata Penale ka vendosur ta dënojë me burg përjetë në mungesë Jani Aliajn.

Elton Çiça, u vra në muajin janar të vitit 2015, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e një bari, ku ai ndodhej me disa të njohur të tij në tavolinë. Sipas ekspertizës, ai u qëllua me dy plumba në kokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë