Rend dhe Ligj

Kapet në Dibër 31-vjeçari me dy emra, i shumëkërkuar në Itali

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili ishte i shumëkërkuar në Itali për vjedhje.

Në aksion është përfshirë edhe Interforza italiane dhe Interpol Tirana.

Policia thotë se si rezultat i operacionit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Njësinë Administrative Maqellarë, i shtetasit Ervis Murra (alias Ervis Manna), 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër.

Siç njofton policia, kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi 31-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë