Një gomone me 450 kilogramë drogë u sekuestrua nga policia italiane, e cila kishte pikasur në det dhe i ishte vënë në ndjekje të saj.
Gomonia u sekuestrua bashkë me drogën në Brindizi, ndërsa në pranga ra një- 48-vjeçar italian.
Sipas raportimit të medieve italiane, droga ishte mbështjellë dhe vendosur në një zonë, që nuk përshkohej nga uji, kurse ishte dërguar për në Itali nga një organizatë kriminale shqiptare,

Gomonia që drejtohej nga 48-vjeçari italian, ishte pikasur nga radari duke kryer manovrime të dyshimta në det.Kjo gjë vuri në lëvizje autoritetet italiane, të cilat bënë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.