Policia e Dibrës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi i ka gjetur një sasi lënde plasëse. Në ambientet e lokalit janë gjetur dinamit, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla.
Në pranga ka rënë shtetasi Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i lokalit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.