Rend dhe Ligj

Kapet me heroinë, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur një rast të drogërave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin “Laica”, i cili ka vënë në pranga një 46-vjeçar.

Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Policia njofton se në banesën e këtij shtetasi ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit heroinë, si dhe një peshore elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë