Ka ndodhur

Kapet me 930 kg duhan pa faturë, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi është kapur me një sasi prej 930 kg duhan, pa faturë shoqërimi.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi E. A. 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

“Në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrorshe’ është ndaluar mjeti tip fugon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia brenda në fugon u gjetën dhe u sekuestruan 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi”, thuhet në njoftimin e policisë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë