Rend dhe Ligj

Kapet me 33 kg kanabis, arrestohet 47-vjeçari nga Fieri

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 47-vjeçar, pasi është kapur me 33 kg kanabis.

Policia thotë se në sajë të operacionit policor “Xibraka”, është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. S., 47 vjeç, banues në Fier.

47-vjeçari u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” që drejtonte ky shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg lëndë narkotike kanabis.

Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë