Lajme

Kapet autori që vuri tritolin në banesën e Gazmir Dacit

Është zbardhur ngjarja që tronditi tri ditë më parë Kamzën, nga një shpërthim eksplozivi në banesën e babait të Gazmir Dacit.

Pas hetimeve të policisë është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar për vendosjen e eksplozivit.

Bëhet fjalë për shtetasin Vilson Brahaj, lindur në Kukës dhe banues në Kamzë. Sipas policisë, Vilson Brahaj e ka vendosur tritolin në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit, kundrejt një pagese. Ai e ka pranuar krimin, duke thënë se është paguar.

Më tej thotë që nuk ka asgjë me Xhelal Dacin, e ka bërë vetëm për para. Sipas tij, tritolin e kanë montuar ata që ia kanë shitur, por akoma nuk ka treguar porositësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë