Lajme

Kapet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje makinash

Policia e Tiranës ka vënë në prag një të ri, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në zbatim të planit të masave “Për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim”, kanë arritur të ndalojnë shtetasin e shpallur në kërkim:
Genc Logu, 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë