Rend dhe Ligj

Kapen me dokumente false, arrestohen dy turq në Portin e Durrësit

Policia e Durrësit ka vënë në  pranga 2 shtetas turq, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu është ndaluar edhe 1 shtetas në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi ditën e djeshme (5 mars) në Portin e Durrësit kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa, 44-vjeçari me inicialet L. M, banues në Shkallnur, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i vulave stampave ose formularëve” dhe “Dhuna në familje”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë