Ka ndodhur

Kapen me armë zjarri dhe drogë, 4 persona në pranga në Lezhë dhe Korçë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë një 37 vjeçar është ndaluar, pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet. Policia arrestoi në flagrancë shtetasit, A.M.,27 vjeç dhe A.G.,25 vjeç,  banues në Lezhë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit.

Ndërsa në Korçë, një 32-vjeçar me iniciale K.SH.,është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip "Benz", në vendin e pasagjerit, i është gjetur një automatik me 9 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor ,orçë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë