Lajme

Kapen dy valixhe me drogë në kufirin greko-shqiptar, pranga shoferit

Policia greke ka sekuestruar mbi 26 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni policor u zhvillua në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.
Policia greke ka ndaluar mjetin që drejtohej nga një 56-vjeçar grek dhe ka sekuestruar brenda tij 3 pako me 26 kg 600 gram marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër.
Në pranga ra drejtuesi i mjetit, ndërkohë që u sekuestruan 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë