Lajme

Kapen duke transportuar 15 klandestinë, dy të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 shtetas, pasi po transportonin 15 shtetas të huaj drejt vendeve të BE-së kundrejt parave.
Në sajë të operacionit “Udënishti”, policia thotë se është vënë në pranga
Marjus Metra, 19 vjeç, banues në Kamëz, dhe Panajot Gjoni, banues në Tiranë.
Siç njofton policia, në aksin rrugor Bilisht-Pogradec, shtetasi Marjus Metra u kap duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 12 shtetas të huaj dhe shtetasi Panajot Gjoni u kap duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 3 shtetas të huaj, i cili pas kryerjes të testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Dy shtetasit e arrestuar iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.
Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit Panajot Gjoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë