Ka ndodhur

Kapen duke shitur heroinë, arrestohen dy trafikantët në Durrës

Dy persona janë arrestuar sot në Durrës, pasi janë kapur duke shitur heroinë.
Policia bën me dije se gjatë operacionit të koduar “Last Time” ka vënë në pranga shtetasit: F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Policia thotë se arrestimet janë kryer në lagjen Nr. 18, pasi gjatë një kontrolli që iu bë 27-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një sasi heroine të cilën po ia shiste 41-vjeçarit.

Pas arrestimit të tyre operacioni vijoi edhe me kontrollin e ushtruar në banesat e tyre ku u gjetën dhe sekuestruan qindra doza të tjera me heroinë me 223 gram, fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 Lekë të reja që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë