Lajme

Kapen 7 kg kokainë në Bari, në pranga 2 shqiptarë

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në portin e Barit për trafik droge, pasi gjatë kontrollit të imtësishëm iu gjetën dhe sekuestruan 7 kg kokainë dhe mbi 150 mijë euro cash.
Sipas mediave italiane, kokaina vinte nga Holanda dhe kishte destinacion Shqipërinë.
Kokaina po transportohej në një kamion frigoriferik me 20 ton patate të ngrira.
Fillimisht u gjet shuma e eurove, më pas droga që ishte fshehur në kabinën e shoferit.
Kokaina ishte ndarë në gjashtë pako, por u zbulua nga kontrolli me imtësi të plotë pas dyshimeve nga Agjencia Doganore. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë