Ka ndodhur

Kapen 220 kg kanabis në Mal të Zi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 220 kg kanabis e ndarë në 224 pako, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria, është kapur në një kamion në Podgoricë.

Sipas mediave malazeze, mjeti transportonte fruta-perime dhe ishte pjesë e një kompanie me seli në Podgoricë.

Mësohet se drejtuesi i kamionit është larguar me vrap në momentin kur ka mësuar se policia do të kontrollonte mjetin.

Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim, pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë në vendin tonë.

Kjo është ngarkesa e dytë, brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë