Lajme

Kapen 11 kg heroinë në Durrës, në pranga 50-vjeçari

Policia Kufitare ka goditur një rast për trafikim të drogave të forta, duke sekuestruar 11 kg lëndë narkotike, e dyshuar heroinë në Portin e Durrësit.
Ndërkohë në pranga ka përfunduar një 50-vjeçar shqiptar, banues në Zvicër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S, Policia Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë ka konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/400653640638166/?eid=ARBXcx49aTf_H2lln4iC19OgECuI6EbKjrZy3UUjIiC_2ZUIYlxYFhI1vW-B2JFIHTe6NE9fnO3Bxqfq

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë