Ka ndodhur

Kapen 1.6 kg kokainë, 37-vjeçari godet makinën e policisë dhe tenton të nxjerrë armën

Dy persona me rrezikshmëri të lartë janë arrestuar në Durrës, pasi u kapën me 1.6 kg kokainë dhe armë zjarri në makinë. Në kuadër të operacionit të koduar "Nënkalimi", janë prangosur A. P., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës.

Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, kanë ndaluar mjetin tip “BMW”, ku ndodheshin dy të ndaluarit.

Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë. Gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e policisë, ai ka goditur automjetin e agjentëve me makinën e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë