Një kaos ka ndodhur në Kadastrën e Vlorës, ku mësohet se janë shkarkuar krerët e këtij institucioni.
Mësohet se është shkarkuar nga detyra kreu i Kadastrës, Florjan Almadhi, i cili mbante këtë detyrë prej muajit maj të këtij viti.
Ai është zëvendësuar me Alteo Nazërajn, i cili nga sot do të drejtojë Kadastrën e Vlorës.
Ende nuk dihen shkaqet e vendimit të Almadhit për dorëheqjen, ndërsa tashmë Kadastra e Vlorës do të drejtohet nga Nazëraj, i cili është jurist dhe punon prej 10 vitesh si specialist.
Gjithashtu, është shkarkuar nga Kadastra edhe nëndrejtori Klodian Troci, i cili është zëvendësuar me Krenar Xhemalin, si dhe një numër i pakonfirmuar specialistësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.