Futboll

Kaos në Angli, 4 lojtarë të tjerë pozitivë komplikojnë rifillimin e garës

Kampionati anglez është në kaos total. Pas serisë së tretë të tamponëve që ka përfshirë 1008 lojtarë, katër të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga “Bbc” dhe më pas është konfirmuar edhe nga Liga angleze.

Emrat e futbollistëve të infektuar nuk bëhen të ditur. Ajo që dihet për momentin është vetëm se ata u përkasin tre klubeve të ndryshme. Shkon në 12 tashmë numri i të infektuarve nga Kovid-19, lojtarë apo punonjës klubesh të Premier Ligës, ku në total janë testuar 2572 persona. Për raundin e katërt të kontrolleve, që është parashikuar për të premten, numri i testeve të disponueshme për çdo klub do të rritet nga 50 në 60, pra do të bëhen 10 teste më shumë.

Premier Liga e jep këto informacione për transparencë, por nuk të ditura publikisht detaje të tjera specifike mbi klubet apo individët. Shtimi i rasteve të të infektuarve e komplikon edhe më shumë çështjen e rifillimit të kampionatit në Angli, ku futbollistët ndihen shumë të frikësuar në këtë moment.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë