Futboll

Kanté ka frikë nga infektimi: Nuk kthehem derisa situata të qetësohet’

Premier League, si objektiv për të rifilluar kampionati, ka fiksuar fundjavën e 12-14 qershorit. Administratori i deleguar i kampionatit anglez, Richard Masters, nuk shprehet për datën, por është dakord me periudhën: “Kam besim, mund t’ia dalim”. Përpos optimizmit, shqetësimi kryesor është vetëm një: Çfarë Premier League do të jetë?

Në javën që shënoi rikthimin e stërvitjeve me grupe të vogla ka ende nga ata lojtarë që kanë frikë, si N’Golo Kanté. Mesfushori i Chelsea ka frikë se infektohet dhe ka kërkuar të qëndrojë në shtëpi për të vazhduar stërvitjen individuale, por shtypi anglez paraqet një skenar tjetër: francezi e konsideron të mbyllur këtu sezonin 2019/20 dhe dëshiron të rifillojë vetëm në të ardhshmin kur situata e lidhur me pandeminë të jetë më e qartë ose më pak e rrezikshme.

Frika te sportistët është e përhapur në të gjithë Evropën dhe një teknik i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë si Klopp nuk mundohet ta fshehë: “Përpara se të nisin stërvitjet i thashë lojtarëve të mi: jeni këtu për zgjedhje të lirë, nuk jeni të detyruar ta bëni. Nuk do të ketë ndëshkime nëse dikush nuk do ta ndjejë, është një vendim personal që ne do ta respektojmë 100%”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë