Rend dhe Ligj

Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi ka kanosur një punonjës policie dhe i ka dëmtuar automjetin me send të fortë.

Në pranga është vënë 46-vjeçari me inicialet V. Q, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Siç njofton policia, arrestimi i tij është bërë pasi ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë