Ka ndodhur

Kanosi gjyqtaren, policia shtrin në tokë dhe prangos 39-vjeçarin në Tiranë (Video)

Një 39-vjeçar me iniciale A.L., lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, është arrestuar nga policia në kryeqytet, pasi ka qenë i shpallur në kërkim me dyshimin se ka kanosur një gjyqtare.

Ngjarja është regjistruar te zona e "Komunës së Parisit" në kryeqytet, ku duket se ai është shtrirë në tokë i shtirur si i sëmurë në momentin e ndalimit nga policia.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Kanosje e gjyqtarit". Nuk ka ende detaje se për cilën gjyqtare bëhet fjalë dhe mbi motivet e kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë