Policia e Durrësit ka vënë në pranga 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për plagosje me dashje.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet N. M., 55 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në Durrës.
Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.