Art dhe Kulture

Kanë 2019: Dhjetë filma për të mos u humbur!

Leonardo Di Caprio në filmin "Once upon a time in Hollywood"

Horror me zombi në çelje të festivalit të 72-t të Filmit në Kanë, rikthimi i Quentin Tarantinos dhe “Dora e Zotit” në rivierën franceze…

Na ish njëherë në Hollivud…

(Once Upon a Time in Hollywood, Regji e Quentin Tarantino) Dramë-komedia e zezë e Tarantinos shfaq yje si Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt; i pari si një yll televizioni në zbehje dhe i dyti si dubluesi i tij veteran në Hollivudin e fundviteve ’60, ndërsa Los Anxhelosi është tronditur nga vrasjet e familjes Manson.

Portreti i Zonjës në Zjarr

(Portrait of a Lady on Fire, me regji të Céline Sciamma)
Noémie Merlant interpreton një piktore të re, e pajtuar për të krijuar portretin en jë gruaje të re (Adèle Haenel) pa dijeninë e saj – një projekt i vëzhgimit dhe reportazhit.

I vogli Joe

(Little Joe, me regji të Jessica Hausner)
Emily Beecham dhe Ben Whishaw interpretojnë në shëmbëlltyrën e mbinatyrshme futuriste të Hausner-it rreth një mbarështuesi bimësh, i cili zhvillon një lule, së cilës i ka vënë nofkën “Little Joe” dhe që mund të shkaktojë lumturi tek ata që kujdesen për të.

Ndjesë, ju harruam!

(Sorry We Missed You, Ken Loach)
Filmi i fundit, “Unë, Daniel Blake” i dha atij Palmë të artë për herë të dytë dhe elektrizoi debatin britanik mbi jetën askete. Tani, ai rikthehet me skenaristin bashkëpunëtor të një jete,
Paul Laverty dhe me një rrëfenjë të një shoferi shpërndarës me jetë të vështirë.

Dallëndyshet e Kabulit

(The Swallows of Kabul, me regji të Zabou Breitman dhe Eléa Gobé Mévellec)
Bazuar në romanin e Yasmina Khadra, ky animim sillet rreth Kabulit të sunduar nga talebanët në fund të viteve ’90 dhe dashurinë e re që lufton për mbijetesë aty.

Të vdekurit nuk vdesin
(The Dead Don’t Die, regji e Jim Jarmusch)
Një komedi-makth me zombie, e cila çeli këtë vit galanë e Kanës, sjell në role aktorët e njohur Tilda Swinton, Bill Murray dhe Adam Driver dhe me një shfaqje të këngëtarit Iggy Pop.

Një vajzë e lehtë

(An Easy Girl, me regji të Rebeça Zlotowski)
Zlotowski ka realizuar më herët filmin klasik “Grand Central”, një romancë e vendosur në një stacion bërthamor. Tanimë, në Kanë, vjen me një histori dashurie të vendosur në rivierën franceze.

https://www.youtube.com/watch?v=ssxK8FboFo4

Frankie

(Me regji të Ira Sachs)
Nuk do të kishte festival, pa Isabelle Huppert dhe ajo interpreton në filmin e Ira Sachs-it rreth një familjeje me pushime në Portugali. Kasta përfshin Brendan Gleeson, Marisa Tomei dhe Greg Kinnear.

Sëmurë, sëmurë, sëmurë

(Sick, Sick, Sick, me regji të Alice Furtado)
Një debutim i shumëpritur nga ylli në ngjitje Alice Furtado, regjisore e re braziliane e cila ka krijuar një hisotri dashurie komplekse dhe të dhimbshme në shkollë të mesme, ku interpreton Nahuel Pérez Biscayart.

Diego Maradona

(Me regji nga Asif Kapadia)
Dora e Zotit zbret me një dokumentar nga Asif Kapadia rreth gjeniut të trazuar të futbollit. Emir Kusturica ka realizuar një film rreth tij; portreti i realizuar nga Kapadia premton një thesar për material të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë