Politike

Kandidon për bashkinë e Kukësit, largohet nga detyra e prefektit Albert Halilaj

Nga Gazeta 'Si'-Në mbledhjen e qeverisë (13 shtator) është vendosur lirimi nga detyra si perfekt i qarkut Kukës i Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet e pjesshme që mbahen më 24 shtator.

Në vend të tij është emëruar Granit Gjana. Më herët Granit Gjanaj ka mbajtur postin e Nënkryetarit të bashkisë së Kukësit.

Zgjedhjet në Kukës do të përsëriten pas videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut, Safet Gjici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë