Rend dhe Ligj

Kandidatët për BKH në testim fizik, ja çfarë provash duhet të kalojnë

18 kandidatët e përzgjedhur për t’u bërë drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen testit fizik. Të enjten ata do të paraqiten në ambinetet e repartit të policisë RENEA në zonën e Kombinatit.

Në testimin fizik, kandidatët do të përballen me një sërë testes të forcës, si për shembull pompa, palosje barku, 300 metër vrap shpejtësie dhe 2.4 km vrap normal.

Nga 40 aplikantë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, 18 kandidatë u kualifikuan për fazën tjetër. Komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit 6 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’.

Sipas këtyre kritereve kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto dhe që ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor; ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit; ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda; nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”. Kandidatët duhet të paraqesin gjithashtu edhe deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia, si dhe dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake. Pjesa më e madhe e 18 personave që konkurrojnë vijnë nga radhët e policisë dhe vetëm një është prokuror.

Gjithashtu parashikohet që kandidatët t’i nënshtrohen edhe testit tjetër të “makinës së të vërtetës”. Një ditë më parë në ministrinë e Brendshme u certifikuan 5 ekspertët që do të realizojnë testin e poligrafisë.

KANDIDATËT

Adriatik Ago

Agim Ismaili

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artan Pjetërnikaj

Artan Shkëmbi

Artur Beu

Atnan Shehu

Blerina Bajollari

Eduart Merkaj

Endrit Hoxha

Ervin Hodaj

Gentian Hilla

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lindita Nushi

Pëllumb Seferi

Ylli Pjetërnikaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë