Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani.
Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Roland Ilia kanë vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit Dumani, pasi ka rezultuar i pastër në të tria kriteret e vlerësimit. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua të martën në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.
Altin Dumani u rendit i pari si prokuror i ardhshëm i SPAK. Dumani, i moshës 45 vjeç, mbahet si një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Njihet si prokurori i pakompromis dhe përflitet gjithashtu si një nga emrat më të pëlqyer për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.