Keshilla

Kanceri, shifra alarmante në të gjithë botën

Do të ketë 18.1 milionë raste të reja kanceri dhe 9.6 milionë njerëz do të vdesin me sëmundjen këtë vit në mbarë botën, parashikon një raport i fundit.

Rritja, nga 14.1 milionë raste dhe 8.2 milion vdekje në 2012, është pjesërisht për shkak të një popullsie në rritje si numër dhe plakje në moshë.

Shifrat sugjerojnë se një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të preken nga kanceri gjatë jetës së tyre. Dhe kjo ka lidhje të drejtëpërdrejtë me mënyrën e jetesës.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) ofron fotografi të rregullta të shkallës së kancerit në mbarë botën.

Studiuesit thonë se ndërsa mënyrat e matjes dhe mbledhjes së të dhënave të kancerit janë përmirësuar gjatë viteve, tendenca e përgjithshme është se normat e kancerit dhe vdekjet janë rritur nga viti në vit. Raporti më i fundit tregon se kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrëve janë përgjegjës për një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit dhe vdekjeve në mbarë botën.

‘Kontrolli i duhanit’

Autoritetet thonë se kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes së kancerit tek gratë në 28 shtete.  Vendet më të goditura janë SHBA, Hungaria, Danimarka, Kina dhe Zelanda e Re.

George Butterëorth, nga organizata bamirëse “Cancer Research UK”, tha: “Duhani është arsyeja më e madhe pse shumë gra në mbarë botën kanë kancer të mushkërive më shumë se kurrë më parë. Ndërkohë, Dr Freddie Bray, nga IARC, tha: “Rezultatet theksojnë nevojën për tu zbatuar politika e kontrollit të duhura dhe efektive të duhanit në çdo vend të botës”.

Diversiteti i jashtëzakonshëm’

Në përgjithësi, raporti vlerëson se pothuajse gjysma e të gjitha rasteve dhe vdekjet më të shumta të kancerit në botë këtë vit do të ndodhin në Azi, pjesërisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që jetojnë në kontinent dhe pjesërisht dhe vdekjet nga kanceri janë më të zakonshme në këtë rajon. Kjo përfshin, për shembull, shkallën e lartë të kancerit të mëlçisë, i cili në përgjithësi ka një prognozë të dobët, në Kinë. Përtej kësaj, thonë autorët, ka “diversitet të jashtëzakonshëm” në llojet e kancerit dhe modelet e sëmundjeve në mbarë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë