Mjedis

Kanceri i rrallë që përhapet tek krijesat e detit ka habitur shkencëtarët

Kohë më parë, megjithëse nuk i dihet sa, një midhje që zhvilloi një kancer të ngjashëm me leuçeminë. Filloi si një mutacion në një qelizë të vetme dhe u përhap në të gjithë hemolimfën e midhjes. Më pas sëmundja u përhap edhe në midhje të tjera përmes ujit.
Por më e çuditshmja ishte se sëmundja nuk ngeli vetëm tek midhjet. Tashmë ka dy llojë të tjera butakësh në skajet e kundërta të botës, midhjet blu në Francë dhe midhjet në Kili, Argjentinë që vuajnë nga ky problem i madh.
Ky konstatim vjen nga një studim i botuar të martën në revistën "eLife", është një ndër të fundit në një seri studimesh që tregojnë se kanceret e transmetueshme janë më të zakontë nga sa besohej më parë, sidomos në oqeane. Kjo fushë e re hulumtimi mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si zhvillohet kanceri të kafshët ashtu edhe tek njerëzit.
"Fakti që e gjejmë edhe në dy specie të tjera është mjaft interesante," thotë Elizabeth Murichon, e cila studion vazhdimësinë e kancerit në universitetin e Kembrixhit.

Sipas saj përveç që është e rëndësishme për mjedisin, midhjet janë një ushqim i preferuari edhe pse nuk ka dëshmi ka ndonjë ndikim në shëndetin e njeriut.
Kanceret e transmetueshme, të cilat nuk ndodhin natyrshëm te njerëzit, u njohën për herë të parë në dy kafshë tokësore. Në vitin 2006, studiuesit zbuluan se një kancer që infekton kafshët, i quajtur si "Djalli Tasmanian" është një sëmundje që përhapet tek kafshët të cilët janë mishngrënës. Më shumë se 80 përqind e kafshëve janë infektuar dhe vrarë nga kjo sëmundje ngjitëse.

Gjithashtu në vitin 2006, shkencëtarët zbuluan se qentë shtëpiak mund të përhapin tumore veneriane, të cilat shkaktojnë masa kanceroze në organet gjenitale të tyre. Si të gjithë kanceret e transmetueshme, qelizat janë identike dhe në rastin e qenve, rrjedhin nga një qen i vetëm që ka jetuar rreth 11,000 vjet më parë.
Këto gjetje ndryshuan idetë njerëzore për kancerin, i cili më parë mendohej se ishte i kufizuar në mutacionet e qelizave brenda individëve. Megjithëse lloje të ndryshme të viruseve, mund të shkaktojnë dëme dhe të hapin rrugën për kancer, siç është papillomavirus njerëzor (HPV) ose virusi i leuçemisë tek macet shtëpiake.
Në dekadën e fundit, studiuesit kanë gjetur një sërë kanceresh që infektojnë edhe peshqit. Michael Metzger, autori kryesor i studimit të ri, ka identifikuar disa prej tyre. Disa vjet më parë, ai filloi të bashkëpunonte me laboratorë në Francë dhe Argjentinë, të cilat kishin zbuluar një lloj të ri të kancerit në popullatat lokale të midhjeve, këto qeliza kanceroze ngjiten si unike nën mikroskop për shkak të pamjes së tyre të çuditshme të rrumbullakët.
Kanceret e ngjashme të transmetueshme, të gjitha që infektojnë hemolimfën dhe gjerësisht të ngjashme me leuçeminë, janë zbuluar edhe tek mizat e buta, siç janë "arena Mya.
Deri më tani, nuk duket se kanceri është shkatërrues për popullatën e kafshëve, megjithëse është shpesh fatale për individët e infektuar. Metzger thotë se kanceri i ri në midhjet blu dhe kilian u gjet se infektonte, diku rreth 10 përqind të popullatës përreth tyre.
"Tani për tani, ne nuk e dimë me të vërtetë sa kërcënim do të jetë, por nuk duket se do të zhduke speciet," thotë ai.

Por këto janë specie të përhapura, varietete të rëndësishme tregtare që zakonisht hahen nga njerëzit dhe speciet e tjera të egra. Megjithëse të padëmshme për njerëzit, shkencëtarët shqetësohen se kanceret e tilla mund të kenë ndikime serioze në speciet e tjera dhe pasi ata kanë konstatuar se janë shumë të përhapura./National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë