Politike

Kanabisi u dyfishua në Itali! “Sherri” bëhet në Tiranë

Raporti i publikuar së fundmi nga policia italiane për trafikun e drogës për vitin 2017 ka rindezur debatin politik në Tiranë. Opozita deklaron se raporti provon Shqipërinë si burim kryesor droge për tregun italian, ndërsa Ministria e Brendshme mbrohet duke thënë se vendi ynë nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis.

“Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Pavarësisht përrallave të Kryeministrit dhe sejmenëve të tij, që është eleminuar kultivimi i kanabisit, në vitin 2017 është kapur në Itali 2 herë më shumë drogë se në 2016, që ishte vit rekord. Jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet Europës”, shkruan në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Në 252 faqet e raportit vjetor të italianëve, Petrit Vasili i LSI-së lexon 12 pika për mafian shqiptare, që nga renditja e vendit tonë si eksportuesi kryesor i kanabisit në tregjet europiane, e deri tek organizimi i grupeve të strukturuara kriminale shqiptar që merren me trafikun e kokainës.

“Raporti i Drejtorisë Qendrore të Antidrogës Italiane paraqet situatën tronditëse lidhur me drogën, një situatë kjo e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar për nga përmasat, infiltrimi dhe përfshirja e qeverisë. Drogështeti që sundon në Shqipëri është tashmë një konstatim që europianët po e bëjnë të qartë me fakte demaskuese dhe shifra të frikshme”, thotë ai.

Ministria e Brendshme njeh faktin që në raportin e publikuar nga italianët sasia e kanabisit të sekuestruar është dyfishuar në krahasim me 2016, por thotë se ka përpjekje për të përfituar politikisht nga opozita përmes spekulimeve dhe keqinterpretimeve të raportit.

“Në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës. Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye. Shifra prej rreth 90 tonë kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria. Sipas Raportit sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 tonë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

Një pikë tjetër përplasëse është ajo e shtetasve shqiptarë të arrestuar në Itali për trafikun e kanabisit. Opozita thotë se shqiptarët renditen në krye të listës, ndërsa Ministria thotë se janë të pestët, duke renditur në krye të tabelës italianët e marokenët.

Në fakt, në raport italianët dhe shqiptarët ndajnë vendin e parë me nga 41 raste nga 135 të tilla përgjatë gjithë vitit 2017. Megjithatë, Ministria këmbëngul


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë