Lajme

Kanabis në Shëngjergj të Tiranës, pranga 55-vjeçarit në kërkim i biri

Në sajë të operacionit policor antikanabis “Fag”, Policia e Tiranës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e tij, si autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:
N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në kërkim është shpallur djali i tij, shtetasi E. A.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.
Në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe 65 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë