Rend dhe Ligj

Kanabis e armë, 9 në pranga në Krujë, mes tyre një efektiv policie

Në sajë të operacionit policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Krujës ka vënë në pranga 9 persona, një prej tyre efektiv policie.
Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas dy muajsh hetim. Sipas policisë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.
Po ashtu, policia gjatë ka sekuestruar 3 armë zjarri “pushkë”, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.
Policia bën me dije se kanë përfunduar në burg shtetasit:
V. B., 50 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë.
R. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
K. K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.
B. I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.
H. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.
Po ashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit F. K., 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, dhe shtetasi me inicialet F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.
Ndërkohë është shpallaur në kërkim shtetasi A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.
Po ashtu janë dhënë masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Më Shumë