Ka ndodhur

Kanabis dhe kokainë, kapen katër të rinj në Tiranë dhe Durrës

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi janë kapur më drogë. Policia thotë se janë arrestuar K.M., 29 vjeç dhe M.SH., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në një tjetër operacion, Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, të cilët ishin gati për të shitur lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.

Në pranga kanë rënë A.D., 30 vjeç dhe A.N., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin A. N., policia gjeti një sasi prej 61.5 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë