Ka ndodhur

Kanabis dhe armë zjarri, goditet banda kriminale në Shkodër (Foto-Video)

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen për drogë dhe armë mbajtje pa leje. Ndërkohë që një tjetër person, i dyshuar si bashkëpunëtor i grupit, është shpallur në kërkim.

Policia thotë se të arrestuarit janë: Artan Marku, 29 vjeç, banues në Perash, Shkodër, Gëzim Sufaj, 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, Drilon Halilhakaj, 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër si dhe Dodë Frroku, 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Po ashtu policia njofton se janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë