Lajme

Kanabis dhe armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari nga Burreli

Në sajë të operacionit policor “German”, Policia e Matit ka kapur një 28-vjeçar të shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Policia bën me dije se është arrestuar 28-vjeçari me inicialet A. Gj., banues në Burrel.
Ai akuzohej për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Siç njofton policia, 28-vjeçari në afërsi të banesës së tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin German, ka tentuar të kultivojë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, në kubikë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe vegla të ndryshme për pastrimin e armëve të zjarrit.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë