Futboll

Kampioni i botës ka frikë, nuk del në stërvitje me shokët e ekipit

Ekipet e Premier Ligës kanë nisur stërvitjen me grupe të vogla, por që tani kanë humbur pjesë të vogla, siç është rasti i N'Golo Kante te Çelsi. Mesfushori, kampion bote me Francën në 2018-ën, ka frikë nga infektimi dhe i ka kërkuar klubit që të mos stërvitet në qendrën stërvitore. Drejtuesit e klubit londinez e kanë pranuar kërkesën e Kante dhe ai do të vazhdojë të stërvitet individualisht.

Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Mail”, që saktëson se pasi ka shkuar grumbullimin e skuadrës, francezi ka shprehur frikën se mos infektohej nga shokët e tij, kështu që është kthyer në shtëpi. Drejtuesit e Çelsit e kanë mirëkuptuar mesfushorin dhe janë shprehur se ai do të kthehet në stërvitje me grupin kur ta ndjejë.

Kante, mesfushori francez i Çelsit. Gazeta Si, 21 maj 2020

Një rast tjetër është ai i Adrian Mariapa, mbrojtësit të Uatfordit, i cili shprehet i habitur nga infektimi, sepse ka qenë shumë i kujdesshëm gjithë kohën. “Kur më thanë që jam pozitiv, nuk po e besoja. Nuk kam dalë nga shtëpia. Edhe për të ngrënë kemi porositur nga shtëpia dhe bashkëshortja ime ka shkuar në supermarket pak herë. Nuk kam pasur kurrë simptoma dhe pa testin nuk do ta kisha kuptuar kurrë se jam pozitiv", - ka thënë Mariapa.

Janë fjalë që vijnë pas polemikave për tamponin në Angli. Disa lojtarë nuk janë kthyer në stërvitje, sepse testet e para nuk kanë rezultuar as pozitive dhe as negative, kështu që duhet të bëjnë sërish tamponin. Një situatë që në fakt i tremb trajnerët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë