Futboll

Kampionati Italian dhe Kampionati Anglez rikthen zyrtarisht

Premier League avancon me shpejtësi drejt rinisjes së kampionatit. Vetëm dje u arrit rikthimi i stërvitjeve të vërteta të skuadrave, me kontakte fizike të përfshira (me kujdesin maksimal), ndërsa sot vjen vendimi i 20 klubeve mbi datën e përzgjedhur për të rinisur: sipas Telegraph në 17 qershor do të luhen rikuperimet Manchester City-Arsenal dhe Aston Villa-Sheffield United pastaj në fundjavën e 20-21 qershorit do të vazhdohet me javën e 30 të kampionatit.

Një pikë kthese e rëndësishme që domosdoshmërish do të përshpejtojë përgatitjet e stafit, trajnerëve dhe futbollistëve, duke qenë se mbeten vetëm tre javë për të gjetur formën fizike të duhur. Pasi u anuluan datat 13-14 qershorit, u shty me një javë rinisja, ndërsa në mes të javës do të zhvillohen dy ndeshjet që do ti bëjë skuadrat të rifillojnë me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura. Fundi i sezonit është parashikuar brenda 2 gushtit, si rregullores nga UEFA.

Edhe Italia nga ana tjetër ka marrë një vendim të rëndësishëm rreth të ardhmes së futbollit. Takimi i sotëm mes ministrit Vincenzo Spadafora dhe përfaqësuesve të Federatës Italiane të Futbollit ka dhënë dritën jeshile: Serie A do të rifillojë dhe tashmë ka një datë. Por fillimisht në Itali gjithçka nis me Kupën, teksa me 13 do të luhen gjysmëfinalet, Milan-Juventus dhe Inter-Napoli. Kampionati ndërkohë do të nisë me 20 qershor. Synohet që Kupa të mbyllet me 17 qershor, me luajtjen e finales.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë