Ka ndodhur

Kamëz, burrë e grua plagosen pranë banesës me armë zjarri

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të shtunës. Policia e Tiranës me dije se çifti i bashkëshortëve Preng dhe Antoneta Paluca është plagosur shumë pranë banesës së tyre në rrugën “Kosova” në Kamzë.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se 50-vjeçari është në sallën e operacionit, pasi gjendja e tij është më e rëndë, ndërsa bashkëshortja e tij 41-vjeçare është jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë